Tung, dhe - mirë se vjen!
(edhe në hyre gabimisht!)
Rrugët tona nuk venë ngaherë kah duhet e si duhet. Ndonjëherë edhe kryqëzohen ato, ndaj fare mos u shqetëso. Nuk u bë kijameti në u gjete gabimisht në teren të huaj, që as imi nuk është, fundja. Pusho një qikë.
Çaj e kafe nuk kemi, por shiko përreth sa të mësosh ku je dhe ngiju frymë njëherë, e pastaj shko kah të bëjnë sytë dritë.
Të gjitha rrugët i ke të hapura pos kësaj që mund ta mbyllësh...
Këtu jam unë pjesërisht, ky është sheshi im, pakashumë. Kjo është - kjo që është dhe unë jam - ky që jam. Paj, dardan jam. Dardani...
Nëse ngulmon për më shumë, atëherë gjindu, shfleto pakëz, lëxo e dëgjo, shiko e përpiqu: këtu nuk ka veç biografi e origjinë, se ato i ka gjithëkush po ka dhe muzikë e poezi, shaka e dije, plane e mundësi - bukur shumë.
E tash? Meqë ke vendos të bashkudhëtojmë, zgjedh ku do të shkosh!